Aktualitet
Protestuesit mbulojnë efektivët me kartëmonedha false, ironizojnë premtimin e Ramës
Protestuesit kanë organizuar një aksion simbolik përpara godinës së Kryeministrisë, duke hedhur kartëmonedha të rreme drejt efektivëve të policisë.

Një grup protestuesish i është afruar kordonit të çeliktë të forcave të policisë duke hedhur drejt efektivëve një lumë kartëmonedhash të rreme. Kjo lëvizje vjen si një përgjigje e drejtpërdrejtë dhe e ndërtuar mbi sarkazëm ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili premtoi një shpërblim prej 2500 eurosh për protestuesit që do të largoheshin si dhe rritje pagash për uniformat e kaltra.