FSHF zyrtarizoi vendimin për Shqipëri-Finland, stadiumi "Air Albania" është i mbështetur tërësisht për kuqezinjtë
FSHF zyrtarizoi vendimin për Shqipëri-Finland, stadiumi "Air Albania" është i mbështetur tërësisht për kuqezinjtë, ndërsa mbi 15 mijë bileta ishin shitur deri dje për ndeshjen e Ligës së Kombeve.

I gjithë stadiumi “Air Albania” do të jetë në mbështetje të Shqipërisë ndaj Finlandës. FSHF zyrtarizoi dje me linkun e biletave, të cilat po shiten vetëm “online”, që të gjithë sektorët V dhe S prapa porte janë në shitje për tifozët kuqezi. Kjo tregon se asnjë sektor nuk është rezervuar për tifozët e Finlandës. Një vendim mjaft i rrallë që konfirmon edhe interesin e jashtëzakonshëm nga kuqezinjtë për ndeshjen e Ligës së Kombeve. Mbi 15 mijë bileta ishin shitur deri dje për ndeshjen Shqipëri-Finlandë. Ky takim është rezervuar më 12 nëntor, prej orës 20:45 në stadiumin “Air Albania”. Stadiumi pritet të jetë “sold out” për sfidën e raundit të pestë.