Aktualitet

15-vjeçari që tentoi të vidhte një bankomat në Tiranë, identifikohet dhe ndalohet

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Një 15-vjeçar është identifikuar dhe ndaluar për të ketë tentuar të vidhte një bankomat në rrugën "Luigj Gurakuqi" në Tiranë, gjatë protestave të fundit.

Foto nga burimi: Tentoi të vidhte një bankomat në kryeqytet para 4 ditësh, identifikohet dhe ndalohet 15-vjeçari

Tiranë/4 ditë më parë, tentoi të vidhte në një bankomat në rrugën “Luigj Gurakuqi”, identifikohet dhe ndalohet 15-vjeçari.

Në vijim të veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të veprimeve të kundërligjshme, gjatë protestave të ditëve të fundit, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Pronës ndaluan një 15-vjeçar.

I mituri dyshohet se është njëri nga autorët e thyerjes së një bankomati në rrugën “Luigj Gurakuqi”, më datë 15.10.2026, me qëllim vjedhjen.

Punohet për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.