Deputetja e Australisë goditët me makinë, në gjendje kritike
Deputetja e Australisë, Ellen Hines, 65 vjeçare, është goditur me makinë në një qendër të qytetit Wangaratta, në shtetin e Victoria-s. Ajo është transportuar në spital dhe është në gjendje kritike.

Deputetja e pavarur australiane Ellen Hines po lufton për jetën pasi u godit nga një makinë jashtë zyrës së saj në Wangaratta, në shtetin e Victoria-s. Për ngjarjen është arrestuar një 43-vjeçar, ndërsa policia po heton nëse bëhet fjalë për një sulm të qëllimshëm.
Sipas raportimeve, ngjarja e renda ndodhi të dielën pasdite, kur Hines, 65 vjeçare, u godit nga një makinë tip Toyota LandCruiser, jashtë zyrës së saj në Murphy Street, në Wangaratta. Mësohet se, makinës i kaloi pranë deputetes, por më pas ndryshoi drejtim dhe e përplasi, duke e zënë poshtë tij. Si pasojë e plagëve të renda, politikania u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje kritike.
Raportohet se mjekët janë detyruar të i amputojnë një këmbë, ndërsa pritet që ajo të transportohet me helikopter drejt Melburnit për të marrë trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Policia ka arrestuar një 43-vjeçar nga zona e Tarawingee, pranë Wangaratta-s, i cili dyshohet se është i përfshirë në ngjarje. Sipas autoriteteve, në makinën e tij është gjetur edhe një thikë. I dyshuari është ndaluar fillimisht nga një kalimtar pasi kishte dalë nga makina. Ai është marrë me pas në paraburgim, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.
Deri më tani, motivi i ngjarjes mbetet i paqartë. Policia po shqyrton nëse deputetja ishte shënjestruar qëllimisht dhe nëse ajo dhe i dyshuari njiheshin më parë. Kryeministri australian Anthony Albanese konfirmoi se deputetja ishte goditur nga një makinë dhe se një person ishte arrestuar në lidhje me ngjarjen.
Hines përfaqëson zonën zgjedhore Indi që nga viti 2019. Ngjarja ka ngritur pyetje të mëdha mbi rrethanat e sulmit, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar se çfarë ndodhi dhe nëse përplasja ishte e qëllimshme.