Produktet e vjedhura gjatë protestave në Francë shiten në platforma online
Produktet e vjedhura gjatë protestave në Francë janë shfaqur në platforma online, duke përfshirë parfume, çanta dore firmato dhe kozmetikë.

Tregu i dorës së dytë në Francë duket se po përpiqet të kanalizojë artikujt e vjedhur gjatë trazirave të përhapura në vend. Parfume, çanta dore firmato, kozmetikë dhe edhe karta Pokémon janë shfaqur në platformat e rishitjes, pas një fundjave dhune në të cilën dyqanet u plaçkitën.
Platforma online e Vinted ka përjetuar një fluks mallrash që dyshohet se lidhen me plaçkitjet pas shpërthimit të trazirave në të gjithë vendin. Kompania, për të cilën Franca është tregu i saj më i madh, tashmë ka mobilizuar mekanizmat e saj të kontrollit për të identifikuar dhe hequr produktet e lidhura me plaçkitjet e ditëve të fundit.
Një zëdhënës i Vinted tha se kompania ndërmori veprime të menjëhershme për të identifikuar dhe fshirë produktet e dyshimta, duke forcuar gjithashtu monitorimin e listave të reja. “Kur shkelen rregullat tona, ne ndërmarrim veprime kundër llogarive të përfshira, gjë që mund të çojë edhe në ndalimin e tyre të përhershëm,” tha ai.