Grupi i punës përgatit paketën e paralajmëruar nga Rama: Personat që kryejnë akte dhune do futen në listë të zezë
Grupi i punës përgatit paketën e paralajmëruar nga Rama për të trajtuar rastet e dhunës gjatë protestës dhe për të kufizuar hyrjen në vendet e Bashkimit Europian për personat që kryejnë akte dhune.

Grupi i punës po merret me hartimin e paketës pranë Kryeministrisë për të trajtuar rastet e dhunës gjatë protestës. Propozimi parashikon identifikimin e personave të përfshirë në akte dhune dhe regjistrimin e tyre në sistem, në kuadër të masave që po shqyrtohen nga qeveria. Nisma lidhet me paketën e paralajmëruar nga Rama këtë të hënë.
Përfshirja në listën e zezë do të synonte që personat e identifikuar të mos lejoheshin të hynin në vendet e BE-së. Kjo do të do të kufizonte hyrjen e tyre në vendet anëtare të Bashkimit Europian. Grupi i punës po merret me përgatitjen e masave për të trajtuar rastet e dhunës dhe për të parandaluar të ngjarjet të përsëriten në të ardhmen.