Aktualitet
TENSIONOHET SITUATA NË PROTESTËN PRANË QENDRËS
Tensionohet situata në protestën që zhvillohet në qendër të Tiranës, pasi policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe godina e Ministrisë së Brendshme është sulmuar me molotovë.

Situata në protestën që po zhvillohet në qendër të Tiranës është tensionuar, teksa policia ka hedhur gaz lotsjellës, ndërsa godina e Ministrisë së Brendshme është sulmuar me molotovë. Tensionet janë rritur gjatë tubimit, ndërsa në zonë janë regjistruar incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Situata vijon të mbetet e tensionuar, në protestën e sotme të 7-të.