Aktualitet
TENSIONI NË TIRANË: Protestuesit hedhin breshëri fishekzjarrësh drejt policisë
Protesta në Tiranë vazhdon të jetë e tensionuar, me protestues që hedhin breshëri fishekzjarrësh dhe molotovë drejt policisë.

Protesta në Tiranë vijon të jetë e tensionuar, pas disa orësh heshtje. Protestuesit kanë hedhur breshëri fishekzjarrësh, përfshirë molotovë në drejtim të policisë. Forcat e rendit po i ndjekin nga pas, të mbështetura nga autoboti me ujë. Gjatë incidenteve, u është vënë flaka edhe koshave të mbeturinave, duke shtuar tensionet në zonën ku po zhvillohet tubimi.