Policia ndjek protestuesit në Rrugën e Dibrës pas tensioneve në qendër
Protestuesit janë shpërndarë në drejtim të Rrugës së Dibrës, ndërsa policia i ndjek atyre.

Pak momente më parë, një grup efektivësh ishte parë duke hyrë në një prej rrugicave përgjatë Rrugës së Dibrës, ku dyshohet se janë larguar disa prej pjesëmarrësve në protestën në qendër të kryeqytetit.
Pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës në qendër të kryeqytetit, policia ka nisur shoqërimin e protestuesve. Teksa një pjesë e konsiderueshme e protestuesve janë shpërndarë në drejtim të Rrugës së Dibrës, forcat e policisë kanë vijuar t’i ndjekin ata.
Situata vjen pas episodeve të tensionit dhe përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit pranë institucioneve në kryeqytet. Ende nuk ka një informacion zyrtar nga policia mbi numrin e personave të shoqëruar.