VIDEO/ Protestueset denoncojnë: Policët u përballën me dhunë dhe ndaluan së qëlluari kur erdhën mediat
Protestueset në Shqipëri denoncuan se policët u përballën me dhunë gjatë protestës së sotme dhe se dhuna u ndalua vetëm kur erdhën mediat.

Protestueset në Shqipëri denoncuan se policët u përballën me dhunë gjatë protestës së sotme dhe se dhuna u ndalua vetëm kur erdhën mediat. Disa prej tyre deklaruan se policët u përballën me dhunë dhe se dhuna e efektivëve ka mbaruar vetëm kur kanë parë mediat.
Një protestuese deklaroi se policët e kanë qëlluar edhe me gurë dhe se ajo dhe gocat e saj ishin fshehur nga policia për të mbijetuar. "Unë dhe gocat ishim fshehur nga policia, se e dimë se na kapnin. Më qëlluan në buzë. Na rrahën, një gocë tjetër u godit me një gurë nga policia. Kur erdhën mediat, efektivët ndaluan dhunën", tha ajo.
Një tjetër protestuese theksoi se efektivët kanë qëlluar me gurë dhe se dhuna u ndalua vetëm kur erdhën mediat. "Na qëlluan me gurë, që e kanë hedhur policët. Kur erdhët ju, thjesht na shtynë, se panë kamerat", tha ajo.
Protestuesja tretë nënvizoi se ka dale në tubim sepse kostoja e jetesës në Shqipëri është shumë e lartë dhe se me 500 mijë lekë të vjetra nuk ia del dot që të mbijetosh. "Ne protestojmë për të drejtat tona. Duam që shkollat të jenë tamam, edhe pensionet janë shumë të ulëta. Punojmë gjithë familja dhe prapë llogaria nuk del. Me 500 mijë lekë çfarë do bësh. Ushqimet dhe çdo gjë janë tepër të shtrenjta. Nuk ka rob që në ndalon. Kemi marrë kërcënime që mos të protestojmë", tha ajo.