Akademikët shqiptarë në diasporë mbështesin të rinjtë në protestat në Shqipëri
Akademikët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit kanë deklaruar solidaritetin e tyre me studentët dhe qytetarët që protestojnë në Shqipëri për një Shqipëri më demokratike.

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, dhe dhjetra akademikë dhe hulumtues shqiptarë që punojnë në universitetet më prestigjioze ndërkombëtare, kanë mbështetur zërin e të rinisë duke kërkuar llogaridhënie të menjëhershme nga qeveria. Ata kanë deklaruar se rinia shqiptare po tregon një kurajë të jashtëzakonshme përballe dhunës dhe arrogancës shtetërore.
Akademikët dhe hulumtuesit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë konfirmuar solidaritetin e tyre të palëkundur me studentët dhe qytetarët që protestojnë në Shqipëri. Ata kanë theksuar se asnjë familje shqiptare nuk duhet të presë me frikë se çfarë po i ndodh fëmijës së saj në rrugët e Tiranës nga ndërhyrjet e policisë.
Në një deklaratë të përbashkët, akademikët dhe hulumtuesit shqiptarë kanë thënë: "Ne, akademikë dhe hulumtues shqiptarë jashtë vendit, rikonfirmojmë solidaritetin tonë me studentët dhe qytetarët që protestojnë për një Shqipëri më demokratike. Asnjë familje nuk duhet të presë me frikë kthimin në shtëpi të një të riu që ka dalë në protestë për të kërkuar të ardhmen."