"E moshuara shpërthen ndaj terrorit policor te Medreseja: Te ikë Edi Rama menjëherë, ta marrë brezi i ri këtë shtet!"
Një grua e moshuar ka dhënë një dëshmi prekëse dhe revoltuese live për mikrofonin e News24, duke kritikuar sjelljen e policisë ndaj rinisë dhe duke kërkuar largimin e menjëhershëm të klasës së vjetër politike.

Ndërhyrja e dhunshme e forcave të policisë në lagjet e kryeqytetit ka prekur drejtpërdrejt edhe banorët e moshuar dhe të sëmurë. Pas veprimeve represive të policisë në zonën e Medresesë ndaj protestuesve, një grua e moshuar ka dhënë një dëshmi prekëse dhe revoltuese live për mikrofonin e News24.
E tronditur nga gazi dhe terrori në mes të zonës së banuar, ajo ka dënuar sjelljen e policisë ndaj rinisë dhe ka kërkuar largimin e menjëhershëm të klasës së vjetër politike, duke i bërë thirrje brezit të ri të marrë në dorë fatet e vendit.
Dëshmia e banores te Medreseja për News24:
“Turp! Na terrorizojnë në lagje! Na trembën, jemi me probleme shëndeti. Do t’i vendosni flakën Shqipërisë me polici?! Sa herë kemi dalë u kemi thënë ‘mos!’. Po vdiq rinia, do të vdesim dhe ne. Turp, turp!
Të ikë Edi Rama sa më parë, të ikë Sali Berisha! Të rrojë rinia rehat, ta marrë brezi i ri këtë shtet! Duke dëgjuar këtë budallenjtë në televizor… i kanë bërë punët monopol, punojnë vetëm deputetët dhe japin firmat vetëm ata! Unë jam një punëtore, kam 35 vite në shtypshkronjë dhe nuk më lënë të punoj më!”