Eurodeputetja holandeze Strolenberg: Rama nuk pranon të dëgjojë, po dhunohen dhe arrestohen fëmijët!
Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg ka ngritur në Parlamentin Europian çështjen e dhunës së policisë ndaj studentëve protestues në Shqipëri.

Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg ka ngritur në Parlamentin Europian çështjen e dhunës së policisë ndaj studentëve protestues në Shqipëri, duke i kërkuar Bashkimit Europian të mos qëndrojë indiferent përballë pamjeve të të rinjve të qëlluar me plumba gome, të rrahur dhe të arrestuar. Ajo tha se çdo ditë përballet me pamje nga protestat që, sipas saj, tregojnë përdorimin e forcës ndaj të rinjve, ndërsa e akuzoi Ramën se nuk dëgjon kërkesat e qytetarëve dhe nuk pranon të ndryshojë qëndrimin e tij. "Protestues të qëlluar me plumba gome, fëmijë të rrahur dhe të arrestuar. E gjitha kjo sepse Edi Rama nuk dëgjon dhe nuk pranon të ndryshojë", u shpreh Strolenberg. Ajo kërkoi një mocion për procedurë në Parlamentin Europian për të ndryshuar qëndrimin e BE-së ndaj Shqipërisë dhe për të dënuar përdorimin e forcës ndaj të rinjve.