Qeveria jep 740 milionë lekë shpërblim për policinë
Qeveria jep 740 milionë lekë shpërblim për policinë

Qeveria ka miratuar një fond prej 740 milionë e 80 mijë lekësh për shpërblimin e punonjësve të Policisë shtetërore. Fondi do të përballohet nga rezerva e buxhetit të shtetit për vitin 2026. Vendimi vjen në një moment kur Policia e Shtetit është angazhuar në përballimin e protestave të ditëve të fundit, të shoqëruara me përplasje të dhunshme dhe dëmtime të pronës publike e private. Kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetjen për efektivët e angazhuar në menaxhimin e situatës, ndërsa dënoi aktet e dhunës gjatë protestave. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë shtetërore do të përcaktojë listën e punonjësve përfitues dhe do të ndjekë procedurat për shpërndarjen e shpërblimit. Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas miratimit dhe do të botohet në Fletoren Zyrtare.