Gjashtë të vrarë pasi një dron rus godet një park në Ukrainë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e dënoi sulmin e një droni rus në një park në rajonin e Harkivit, duke cilësuar atë si "mizori". Sulmi la të vrarë gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë, dhe 15 të tjerë plagosur.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e dënoi sulmin e një droni rus në një park në rajonin e Harkivit, duke cilësuar atë si "mizori". Sulmi la të vrarë gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë, dhe 15 të tjerë plagosur.
Sulmi ndodhi në parkun qendror të Nova Vodollagës, në rajonin verilindor të Harkivit, që gjendet pranë vijës së frontit. Qyteti kishte rreth 10.000 banorë para se Rusia të niste pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022.
Guvernatori i rajonit të Harkivit, Oleg Synegubov, tha në Telegram se në mesin e viktimave janë tre fëmijë dhe 15 persona të tjerë janë plagosur, shumica e të cilëve janë fëmijë. Ai dënoi "një tjetër akt terrorist nga Federata Ruse" dhe tha se armiku godeti një park rekreativ në mes ditës, duke e ditur se aty nuk ka fare infrastrukturë ushtarake.
Policia e rajonit të Harkivit publikoi në Telegram fotografi ku shiheshin një karrocë e djegur, pajisje të demtuara të këndit të lojërisë dhe një strukturë prej druri në prag të shembjes. Ndërkohë, Zelensky përsëriti thirrjen drejtuar aleatëve të Kievit që t'i sigurojnë vendit më shumë kapacitete të mbrojtjes ajrore, në një kohë të rritjes së tensioneve me presidentin amerikan, Donald Trump.