Qeveria miraton shpërblimin për policinë për angazhimin në garantimin e rendit dhe sigurisë publike
Qeveria ka miratuar vendimin për shpërblimin e 2750 efektivëve të Policisë së Shtetit për angazhimin e shtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Çdo efektiv përfitues do të marrë 269 120 lekësh, me një faturë totale prej 740 milionë lekësh, që do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2026.

Qeveria ka miratuar vendimin për shpërblimin e 2750 efektivëve të Policisë së Shtetit për angazhimin e shtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë, parashikon një shpërblim prej 269 120 lekësh për çdo punonjës përfitues, me një faturë totale prej 740 milionë lekësh, që do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2026.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shpërblimi synon të kompensojë angazhimin, stresin dhe shpenzimet shtesë të efektivëve. Ai ka paralajmëruar gjithashtu rritje të konsiderueshme të pagave nga 1 janari.
Vendimi zyrtar argumentohet me angazhimin e shtuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit do të përcaktojë listën e emëruesve të punonjësve të policisë përfitues dhe do të kryejë procedurat për pagesën.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".