Protestuesit dhe policia në bulevard: "Mos u shisni, mos u shisni"
Protestuesit janë rikthyer në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për të protestuar kundër qeverisë së Edi Rama.

Një grup qytetarësh, kryesisht vajza, janë rikthyer në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për të protestuar kundër qeverisë së Edi Rama. Ata janë përballë policisë, e cila ka vendosur një kordon sigurie për të mos lejuar marshimin e protestuesve drejt Kryeministrisë. Forcat RENEA kanë marrë në ruajtje protestuesit për rreth 3 orë, ndërsa forcat Shqiponja dhe reparte speciale të Policisë së Shtetit janë në ndjekje të protestuesve në rrugët dhe rrugicat e Tiranës. Qytetarët kanë kërkuar policisë që të mos dhunojë gratë dhe vajzat. "Jemi në një anë të llogores, mos e mbroni Edi Rama. Mos dhunoni gratë dhe vajzat, ato janë motrat dhe nënat tuaja", iu drejtuan qytetarëve efektivët e policisë. "Ju lutem kaloni andej, zbatoni ligjin, vazhdoni largohuni", ishte përgjigja e një prej efektivëve, drejtuar qytetarëve. "Na thuaj ligjin që kemi shkelur, je punonjës i policisë së shtetit, ke uniformën dhe na trego cilin ligj kemi shkelur", shprehën protestuesit.