Aktualitet
Taulant Balla: Goditja e policit është një vepër e rëndë penale
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka deklaruar se goditja e policisë është një vepër e rëndë penale.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për protestën. Ai ngriti shqetësimin për dhunën ne protestë, ndërsa tha se goditja ndaj policit është një vepër e rëndë penale. “Dua ti flas çdo qytetari. Goditja e punonjësit të policisë është vepër e rëndë penale sepse kur ke goditur punonjësin e policisë ke goditur shtetin. Ne kemi përcaktuar si vepër penale edhe mosbindjen ndaj punonjësit të policisë”, tha ai.