Balla: Kushtet në konvikte të shkëlqyera, investimet në arsim si asnjë qeveri tjetër më parë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se kushtet në konviktet studentore janë të shkëlqyera dhe se qeveria ka investuar në përmirësimin e tyre.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, komentoi protestën dhe dhunën e shënuar gjatë saj në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News. Gjatë diskutimit, ai u ndal edhe te mbështetja e qeverisë për studentët dhe kushtet në konvikte. Balla deklaroi se kushtet në konviktet studentore janë të shkëlqyera, duke theksuar se qeveria ka investuar në përmirësimin e tyre. Ai bëri gjithashtu me dije se të enjten ishte parashikuar të votohej një tjetër kredi për investime në konvikte. “Ju garantoj që kushtet në konvikte janë të shkëlqyera. Dhe ditën e enjte duhet të votonim një kredi tjetër për të investuar në konvikte. Studentët do të sulmonin Kuvendin ditën që Kuvendi do të miratonte një kredi për konviktet”, u shpreh Balla. Nga ana tjetër, analisti Roland Lami theksoi se pakënaqësitë e të rinjve lidhen me një krizë më të gjerë, për të cilën, sipas tij, qeveria duhet të gjejë mekanizma për ta zbutur. “E gjithë kjo gjeneratë ka një krizë dhe ju si qeveri duhet të gjeni mekanizma për ta zbutur, që ata të mos ndihen të huaj në vendin e tyre”, deklaroi Lami në “Real Story” në ABC News. Diskutimi u përqendrua te kushtet e studentëve, investimet në konvikte dhe nevoja për t’iu përgjigjur shqetësimeve të të rinjve.