Deputeti socialist zbulon se Rama nuk do të japë dorëheqjen
Deputeti socialist Arbjan Mazniku deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk do të japë dorëheqjen për shkak të protestave që po zhvillohen në vend.

Deputeti socialist, Arbjan Mazniku, deklaroi sot se kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen për shkak të protestave që po zhvillohen në vend. Mazniku tha se arsyeja lidhet me faktin se Rama po ushtron mandatin qeverisës që ka siguruar Partia Socialiste dhe nuk ka mandat personal. "Rama nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen sepse nuk ka mandat personal, por atë që ka marrë Partia Socialiste e Shqipërisë. Ka objektiv dhe agjendë të caktuar. E ka mandatin me ata që i kanë dhënë, me 800 mijë vota. Mazhoranca ka të drejtë të dëgjojë dhe reagojë, duke mbetur në objektivat e veta. Ka lidhje që ka mazhoranca dhe Kushtetuta me vendin", tha Mazniku.