Klosi: Shpërblimi për policët nuk është për t’i gjuajtur qytetarët, por për t’i mbrojtur
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, tha se shpërblimi për policët që u dha qeveria është për t’i mbrojtur qytetarët dhe jo për t’i gjuajtur.

Në puntatën e sotme në ‘Top Story’ nga Grida Duma u diskutua edhe për shpërblimin që qeveria akordoi sot për efektivët e policisë që ishin në frontin e protestës. “2500 euro shpërblim për policët për të gjuajtur qytetarët?”, ishte pyetja që Grida Duma i drejtoi, Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosin. Klosi iu përgjigj duke thënë se shpërblimi u dha sepse mbrojtën qytetarët, jo se i gjuajtën ata. Duma: “Kam këtë parashtrim me ty, kemi vendimin e shpërblimit për efektivët e policisë”. Klosi: “Shumë mbështetje për këtë vendim, pa dyshim, pose vetëm në Shqipëri po ndodh kjo, nuk po ndodh kjo në Francë, në Itali, në Belgjikë, në Portugali?”. Duma: “Tani mbështetje për t’i gjuajtur njerëzve? Më në fund mbështetje 2500 për t’i gjuajtur shqiptarëve? Tani unë nuk e di se si e mendoni këtë”. Klosi: “Jo e ke shumë gabim, jo për t’i gjuajtur shqiptarëve, për t’i mbrojtur shqiptarët”. Duma: “Jo jam vetëm mirë, domethënë japim 2500 euro shpërblim policit, që t’i gjuajë këtij që është i ri, është student apo s’është student”. Klosi: “Jo jo, nuk e pranoj këtë, unë mendoj që dhe ju e pranoni, për të mbrojtur shqiptarët, për të mbrojtur bizneset, godinat, institucionet”. Duma: “Cilat godina Blend se godinat janë shkatërruar tani?”. Klosi: “Po padyshim edhe ata do kenë ndihmën e tyre”. Duma: “Ju po i jepni policëve pasi, bizneset janë rrënuar, pasi bizneset janë vulosur me pllakatat e veta dhe ju sot thoni 2500 euro polici”.