Gazetari: Rama paguan policinë për të rrahur shqiptarët, mbron zyrën e tij
Gazetari Armand Shkullaku tha se kryeministri Edi Rama paguan policinë për të rrahur shqiptarët dhe për të mbrojtur zyrën e tij.

Gazetari Armand Shkullaku tha sot se ngjarjet që kanë përsërtur vendin për muajt e fundit tregojnë se kryeministri Edi Rama nuk ikën nga posti as me protesta paqësore dhe as me protesta të dhunshme.
I ftuar në "Syri Tv", Shkullaku u shpreh se për të justifikuar vendimin e tij, Rama ka arritur në pikën që po paguan policët me paratë e taksapaguesve shqiptarë për të rrahur qytetarët dhe për të mbrojtur zyrën e tij.
"Ne kemi thënë që ky njeri nuk ikën. Pra, ky njeri nuk ikën me vota, e pamë. Ky njeri nuk ikën me protesta paqësore, qofshin dhe ato kur janë 100 mijë njerëz që mbushin sheshet. Ky njeri po reziston ndaj kryengritjes me forcat dhe dhunën e aparatit shtetëror, të cilin e ka bërë personal. Pra, të gjithë ata që shikojnë në rrugë, nuk janë me policë të shtetit shqiptar, janë policë të Edi Ramës. I vetmi ndryshim është, nëse banditët policët i paguajnë me tangjente apo ushtarët e tyre i paguajnë me paratë që përfitojnë nga krimi, Edi Rama i paguan me paratë tona. Pra, ai paguan me paratë e shqiptarëve policët që të rrahin shqiptarët, për të mbrojtur zyrën e tij", tha Shkullaku.