Sociale

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve njofton marshim solidariteti: Stop dhunës ndaj studentëve

2 min leximPublikuar më

Burimi: Dosja ·

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka njoftuar se do të mbështetë marshimin e solidaritetit të thirrur nga SPUSH më 20 tetor, ora 10:00, në sheshin përpara Universitetit Politeknik të Tiranës, me mesazhin "Stop dhunës ndaj studentëve".

Foto nga burimi: Sindikata e Punonjësve të Universiteteve njofton marshim solidariteti: Stop dhunës ndaj studentëve

Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias së Shqipërisë shpreh solidaritetin e plotë me studentët, gjimnazistët dhe qytetarët që protestojnë për dinjitet, të drejtë dhe një të ardhme më të mirë në vendin e tyre. Në ditën e shtatë të protesteve, kërkesa për dorëheqjen e Kryeministrit duhet të trajtohet me përgjegjësi politike. Mbështesim të drejtën e protestuesve për ta kërkuar këto ndryshim në mënyrë paqësore, pa u përballur me dhunë, frikësim apo ndëshkim. Dënojmë çdo përdorim të pajustifikuar të forcës nga Policia e shtetit. Kërkojmë hetim të pavarur e transparent të rastëve të denoncuara dhe përgjegjësi për çdo abuzim. Ruajtja e rendit nuk mund të justifikojë goditjet dhe trajtimin poshtërues të qytetarëve. Kundërshtojmë goditjet, kërçenimet dhe pengimin e gazetarëve, operatorëve dhe fotoreporterëve. Policia duhet të garantojë raportimin e lirë dhe të sigurt. Asnjë pjesëmarrës në protestë nuk ka të drejtë të sulmojë punonjësit e medias apo pajisjet e tyre. Dokumentimi i ngjarjeve është në interes të publikut dhe duhet të mbrohet. Shprehim solidaritet me pedagogët dhe mësuesit dhe mbështesim qëndrimet e SPUSH-së dhe SPASH-it në mbrojtje të të drejtave të studentëve, nxënësve dhe punonjësve të arsimit. Kundërshtojmë presionin dhe kërçenimet politike ndaj tyre. Çdo përgjegjësi individuale duhet të përcaktohet mbi fakte dhe përmes procedurave ligjore. Dënojmë shkatërrimin e bizneseve, pronës publike dhe institucioneve artistike e kulturore. Këto veprime nuk justifikojnë dhunën ndaj protestuesve dhe nuk mund të përdoren për të shpërfillur kërkesat e tyre. Si përfaqësues të artit, kultures dhe medias, nuk mund të qëndrojmë spektatorë. Të rinjtë meritojnë arsim, punë dhe hapësira artistike e kulturore ku të zhvillohen. Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për politikat e saj dhe të japë përgjigje kërkesave për ndryshim.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.