Aktualitet
Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë
Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë, një magazinë për mbajtjen e materialeve shtëpiake, duke shkaktuar dëme materiale në llamarinë që mbulonte objektin.

Një shpërthim me lende plasëse ka ndodhur në mesnate në Ishull-Lezhë. Sipas informacionit paraprak, lenda plasëse ka shpërthyer në një magazinë që përdorej për mbajtjen e materialeve shtëpiake, duke shkaktuar dëme materiale në llamarinë që mbulonte objektin. Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar. Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten për të u sqaruar.