Rama: Protesta nuk ka të bëjë as me studentët, as me nxënësit
Rama deklaron se protesta nuk është për arsimin, por për ushtrimin e dhunës

Kryeministri Edi Rama deklaroi se protesta nuk ka të bëjë as me studentët, as me nxënësit, por me një grup njerëzish të ekstremizuar që ushtrojnë dhunë. Ai tha se ky institucion është bërë objekti i sulmit dhe në fakt i një agresioni të vërtetë. Rama deklaroi se për të kamufluar çka në të vërtetë është në burimin e helmuar të kësaj proteste, për të krijuar idenë se kjo është protestë për arsimimin, e studentëve dhe për të justifikuar të gjithë këtë valë dhune, ka të bëjë me një grup njerëzish, ku ka edhe studentë të ekstremizuar në pikëpamjet e tyre. Ai theksoi se problemi nuk janë dhe nuk do jenë studentët dhe qytetarët që ushtrojnë të drejtën e protestës, por ushtrimi i dhunës.