Sociale

Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e këtyre ditëve, pasqyroni atë që ndodhi!

2 min leximPublikuar më

Burimi: Pamfleti ·

Kryeministri Edi Rama ka porositur mësuesve të shkruajnë ditarin e këtyre ditëve dhe të pasqyrojnë atë që ndodhi gjatë protestave të dhunshme.

Foto nga burimi: Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e këtyre ditëve, pasqyroni atë që ndodhi!

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me mësues, në ambientet e Ministrisë së Arsimit, i ka porositur ata që të shkruajnë ditarin e këtyre ditëve dhe të pasqyrojnë atë që ndodhi me të miturit gjatë protestave të dhunshme.

“Jemi në një front të përbashkët për të kompensuar agresionin e imazheve që fëmijët marrin nga Tik Tok dhe platformat e tjera, ku tanimë janë bërë pjesë e një jetë paralele ku ata kujtojnë se zgjedhin, por në fakt algoritmi i zgjedh dhe i shenjestron njësoj si rrjetet e shpërndarësve të drogës, që i çojnë në mënyrë të vazhdueshme te varësi nga diçka që i ndan nga realiteti. Lavdi Zotit pjesa më e madhe e nxënësve është e shëndoshë. Por rreziku që kjo pjesa tjetër të bëhet gjithmonë më e madhe, është një rrezik real. Prandaj ju duhet të bazohemi te eksperienca juaj. Kemi dakorduar me ministren dhe me disa këshilltarë të arsyeshëm edhe idenë që secili prej mësuesve të shkruajë edhe ditarin e këtyre ditëve, në mënyrë të detajuar, me një narrativë shumë të thjeshtë, çfarë ndodhi, si ndodhi. Jo për të pasur një dokument për ta çuar në një organ ligjzbatues, por për të pasur mozaikun e një historie që do na vlejë kur ta lexojmë. Kjo do të na ndihmojë se ku duhet të ndërhyjmë qoftë në aspektin e sigurisë, qoftë në aspektin e atyre individëve që janë të tërhequr nga kjo flakë”, tha mes të tjerash Rama.

Media që s’e dorëzon pavarësinë e saj, i paraprine një qeverisje te ndershme. Pamfleti është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.