Rama: Studentët "grupi i zjarrit të paguar" që sjell frymën e terrorit në Tiranë
Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar studentët që marrin pjesë në protestat në Tiranë si "grupi i zjarrit të paguar" që sjell frymën e terrorit në qytet.

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka sulmuar protestuesit dhe i ka cilësuar ata si "grupi i zjarrit të paguar" që do të sjellë frymën e terrorit në Tiranë.
Rama ka thënë se krijohet ideja se këtu po digjet e gjithë Shqipëria, ndërkohë ky është një sulm që orkestrohet nga duar të cilat janë të stërvitura për këtë punë, ushqehet si benzinë nga një zjarr i brendshëm nga aktorë të huaj. Ai ka shtuar se kjo është kuptuar dhe po bëhet çështje e madhe në të gjithë Europën.
Rama ka përmendur se janë reale shqetësimet për koston e jetesës, për të nesërmen e sigurt, në raport me strehimin, me mundësitë për të pasur më shumë. Ai ka thënë se në këtë projeksion një nga pikat te e cila insistohet pa pushim, është se policia po dhunon protestuesit, po përdor forcë disproprocionale.
Rama ka sjellë një listë të tërë shembujsh për forcën disproprocionale dhe ka thënë se aty ku përdoret forca disprosprocionale, raporti i të lënduarve në anën e policisë dhe të protestuesve, ka më shumë protestues të lënduar, se sa policë. Ai ka shtuar se sot që flasim nuk e kam shifrën konkrete të fundit, por jemi deri afër 200 efektivë policie të lënduar, të plagosur, që kanë shkuar dhe kanë marrë ndihmë në spital dhe jemi diku te 80 të lënduar dhe të plagosur nga ana e protestuesve, më pak se gjysma janë studentë dhe aspak studentë dhe aspak nxënës.
Rama ka thënë se të rinj që i përkasin të ashtuquajturit ‘grup i zjarrit’ të paguar, të sjellë nga periferitë, për të sulmuar dhe sjellë frymën e terrorit. Ai ka përmendur se në Francë, ka më shumë policë të plagosur se sa protestues, apo dhe në Rumani.