"Është një luftë hibride" - Rama: Sulmi i orkestruar nga duar të stërvitura
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sulmi i protestave në Shqipëri është një luftë hibride, e cila është orkestruar nga duar të stërvitura dhe ushqehet me bezninë si një zjarr i brendshëm nga aktorët e huaj.

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një luftë hibride atë që po ndodh në Shqipëri me protestat. Sipas tij, sulmi zhvillohet në një perimetër të mirëpërcaktuar që orkestrohet nga duar të stërvitura për këtë punë, që ushqehet me bezninë si një zjarr i brendshëm nga aktorët e huaj që janë kuptuar dhe po bëhet një çështje e madhe në të gjithë Evropën.
“Edhe më keq se agresioni i gurëve është agresioni i mediave që janë rreshtuar në një front për interesat e tjera, interesat të lidhura me parënë, me politikën, me pushtetin në kuptimin e nevojës ulëritëse për të përdorur këtë shqetësim social dhe për ta kthyer në zjarr dhe valë gurësh për të rrëzuar qeverinë dhe për të marrë pushtetin në mënyrën e dhunës që s’ka për të ndodhur asnjëherë po rëndon në mënyrën dramatike në psikologjinë e qytetarëve.
Ky është një sulm që zhvillohet në një perimetër të mirëpërcaktuar që orkestrohet nga duar të stërvitura për këtë punë, që ushqehet me bezninë si një zjarr i brendshëm nga aktorët e huaj që janë kuptuar dhe po bëhet një çështje e madhe në të gjithë Evropën. Është një luftë hibride, e cila funksionon deri në këtë masë.
Në këtë projeksion një nga pikat e cila insistohet pa pushim është policia po dhunon protestuesit, po dhunohen fëmijët tanë, po dhunohen të miturit.
Ka një fakt shumë i thjeshtë elementar aty ku përdoren forca disproporcionale, raporti mes të lënduarëve mes protestuesve dhe policisë është një raport i zhdrejtë, ka më shumë protestues të lënduar se policë.
Jemi deri afër 200 efektivë policie të lënduar të plagosur që kanë shkuar e kanë marrë ndihmë në spital, jemi 80 të plagosur të protestues më pak se gjysma janë studentë, janë të rinj të maskuar të paguar të sjellë nga periferitë për të sulmuar policinë dhe për të krijuar frymën e terrorit”, deklaroi Rama.