Rama: Do të diskutojmë se si do të realizojmë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri Edi Rama ka theksuar se ka ardhur koha për të diskutuar se si të realizojnë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët deri në 16 vjeç.

Gjatë fjalës së tij në takim me drejtuesit e gjimnazeve, kryeministri theksoi se ka ardhur koha për të diskutuar se si të realizojnë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët deri në 16 vjeç. "Është koha për të dhënë një përgjigje pyetjes a duhet, dhe unë jam i bindur që duhet, por si do të realizojmë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët deri në 16 vjeç. Nga ana tjetër si do të adresojmë të gjithë këto masë agresorësh të jetës dhe dinjitetin të njeriut që përmes rrjeteve sociale kërcënojnë, terrorizojnë, ofendojnë dhe i marrin qetësinë familjeve," tha Rama.