Kronikë
Belinda Balluku paraqitet në SPAK, hetimet vazhdojnë
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, e shoqëruar nga avokati i saj.

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur mëngjesin e të martës në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, e shoqëruar nga avokati i saj, Ardian Kalia. Balluku ka qëndruar për rreth 30 minuta në ambientet e SPAK-ut. Pas paraqitjes, avokati i saj, Ardian Kalia, është shprehur se hetimet janë ende në vijim dhe se pritet të ketë edhe një zgjatje të tyre. “Jemi në fazë hetimesh, do të ketë dhe një zgjatje”, deklaroi Kalia për mediat.