Politikë
Rama kërkon dialog, ja lëvizja e kryeministrit
Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për dialog me protestuesit, por deri më tani asnjë student apo gjimnazist nuk ka pranuar ftesën e tij.

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje për dialog me protestuesit, duke vendosur disa karrige në qytet ku secila mban një letër me shkruar "dialog". Sot është dita e 8 e protesteve të rinjve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Deri më tani asnjë student apo gjimnazist nuk ka pranuar ftesën e kryeministrit për dialog. Kryeministri Rama në deklaratat e tij publike ka shprehur se sulmi i dhunshëm i këtyre ditëve nuk iu përkasë nxënësve dhe studentëve.