Rama vendos karriget me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka vendosur karrige me mbishkrimin "Dialog" para Kryeministrisë, duke u thirrur rininë për dialog. Protestuesit kanë reaguar duke shkruar "Dorëheqje" mbi letrën.

Pak para nisjes së protestës së studentëve në Tiranë, mëngjesin e kësaj të marte, në ambientet e jashtme të godinës së Kryeministrisë janë vendosur disa karrige të kuqe, në mënyrë simbolike, përmes të cilave kryeministri Edi Rama u bën thirrje të rinjve për dialog.
Sipas pamjeve, karriget janë vendosur në formë sfere dhe mbi to ka një mbishkrim ku shkruhet “Dialog”. Ndërkohë, pas vëzhgimit nga një numër i vogël protestuesish, ata kanë reaguar duke shkruar mbi letrën me mbishkrimin “Dialog” fjalën “Dorëheqje”. Një prej protestuesve u shpreh se kryeministri mund ta shohë dialogun vetëm në ëndërr dhe se dialogun e bëjnë ata që shkojnë pas tij.