FED përballet me inflacionin, tregjet presin një tjetër rritje të normave të interesit
Rezerva Federale amerikane po përballë inflacionin, ndërsa tregjet financiare janë në një periudhë të re tensioni. Kryetari i FED, Kevin Warsh, ka theksuar se kushtet e përgjithshme financiare në ekonomi janë relativisht lehtësuese, pavarësisht rritjes së kostove të kreditimit dhe luhatjeve të tregjeve.

Rezerva Federale amerikane po përballë një periudhë të re tensioni në tregjet financiare, ndërsa rënia e aksioneve, rritja e yield-eve të obligacioneve dhe shtrenjtimi i huamarrjes nuk kanë arritur ende të krijojnë kushtet që do ta shtynin bankën qendrore të ndalonte shtrëngimin monetar.
Kryetari i FED, Kevin Warsh, ka theksuar se kushtet e përgjithshme financiare në ekonomi janë relativisht lehtësuese, pavarësisht rritjes së kostove të kreditimit dhe luhatjeve të tregjeve. Sipas Reuters, treguesit e kushteve financiare janë shtrënguar gjatë muajve të fundit, por nuk kanë arritur ende nivele që do të justifikonin ndërprerjen e rritjes së normave të interesit.
Indeksi kombëtar i kushteve financiare i Rezervës Federale të Çikagos arriti javën e kaluar nivelin më të shtrënguar që prej prillit, ndërsa treguesi përkatës i Goldman Sachs preku nivelin më të lartë që prej marsit. Megjithatë, indeksi i Çikagos vazhdon të qëndrojë dukshëm nën mesataren e tij 20-vjeçare, duke treguar se kushtet e financimit mbeten relativisht të favorshme në krahasim me periudhat historike.
Yield-i i obligacioneve amerikane 10-vjeçare është rritur me pothuajse 50 pike bazë gjatë dy muajve të fundit. Në të njëjtin periudhë, normat e kredive hipotekare 30-vjeçare janë rritur me 70 pike bazë, ndërsa diferencat e yield-eve për obligacionet me rrezik të lartë janë zgjeruar me pothuajse 100 pike bazë.
Shtrenjtimi i financimit është reflektuar edhe në sektorin e banesave. Besimi i ndërtuesve amerikanë, i matur nga Shoqata Kombëtare e Ndërtuesve të Banesave, ra këtë muaj në nivelin më të ulët në 14 vjet e gjysmë. Ndërkohë, çmimet e naftës janë rritur me më shumë se 20% gjatë dy muajve të fundit, ndërsa dollari amerikan është forcuar me pothuajse 3% në të njëjtin periudhë.
Tregjet e aksioneve, të cilat për një kohë të gjatë u mbështetën nga bumi i inteligjencës artificiale, kanë filluar të shfaqin shenja dobësimi. Indekset S&P 500 dhe Nasdaq ndodhen afërsisht në të njëjëtat nivele si në periudhën e konferencës së Jackson Hole në gusht. Indeksi VIX, i përdorur për matjen e pritshmërive të luhatmërisë në Wall Street, arriti të premten nivelin më të lartë në katër muaj.
Edhe treguesi MOVE, që mat luhatmërinë në tregun e obligacioneve amerikane, është rritur ndjeshëm krahasuar me muajin gusht. Analistët e Morgan Stanley kanë evidentuar se treguesi i tyre i kushteve financiare ka arritur nivelin më të shtrënguar që prej vitit 2022.
Sipas të dhënave të bankës, aksionet e kompanive me të ndjeshme ndaj ciklit ekonomik kanë humbur pothuajse 10% të vlerës që prej muajit gusht. Warsh ka sinjalizuar se procesi i shtrëngimit monetar mund të mos ketë përfunduar ende, ndërsa inflacioni vazhdon të mbetet një prej shqetësimeve kryesore të bankës qendrore. FED i rriti normat e interesit në shtator, për herë të parë në tre vjet. Pritshmëritë aktuale të tregut sugjerojnë se një rritje tjetër mund të mos ndodhë para dhjetorit, pas zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara.
Mbledhja e ardhshme e politikës monetare pritet javën e ardhshme, ndërsa zyrtarët e Fed ndodhen në periudhën e kufizimit të komunikimeve publike para vendimit. Vendimmarrja do të zhvillohet në një mjedis ku inflacioni, kostot e financimit, çmimet e energjisë dhe paqëndrueshmëria e tregjeve të kapitalit vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së investitorëve.