Politikë
Protestuesja i përgjigjet Ramës: S'ka dialog, jep dorëheqjen
Protestuesja i përgjigjet Ramës: S'ka dialog, jep dorëheqjen

Pak minuta më parë, para Kryeministrit u vendosen disa karrige me një letër, e cila ishte një ftesë për studentët për dialog. Një protestuese është afruar pranë karrigeve dhe në njërin prej letrave shkruan: "S'ka dialog, jep dorëheqjen". Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje për dialog protestuesve, por nuk është e qartë nëse është i gatshëm të mësojë gjërat e tyre. Protesta e të rinjve po vazhdon dhe është në ditën e shtatë. Disa qindra protestues po zhvendosen drejt zonave të tjera të Tiranës.