Rama: Po punojmë për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç
Kryeministri Edi Rama ka diskutuar me drejtuesit e gjimnazeve të Tiranës për protestat dhe përplasjet mes protestuesve dhe Policisë shtetërore. Ai ka akuzuar grupe të caktuara për shfrytëzimin e pakënaqësisë qytetare dhe ka bërë të ditur se po shqyrtohet mundësia e kufizimit të përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e gjimnazeve të Tiranës në Ministrinë e Arsimit, ku ka komentuar protestat e fundit dhe përplasjet mes protestuesve dhe Policisë shtetërore. Ai i cilësoi aktet e dhunës si të ndara nga e drejta kushtetuese për të protestuar, ndërsa akuzoi grupe të caktuara për shfrytëzimin e pakënaqësisë qytetare.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u ndal edhe te ndikimi i rrjeteve sociale te të rinjtë, përgjegjësia e prindërve dhe nevoja për masa ndaj personave që shkaktojnë dëme gjatë protestave. Ai bëri gjithashtu të ditur se po shqyrtohet mundësia e kufizimit të përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç.
Rama tha se protestat nuk janë të drejta, por të dhunës dhe se këto duar që janë futur në protesta, janë të një grupi që kërkon të shfrytëzojë momentin për të destabilizuar vendin dhe të frenuar ecurinë e mëtejshme të vendit. Ai tha se nevojitet një reflektim mbi si të gjithë ne së bashku mund të adresojmë traumën e këtij brezi të ri që po rritet dhe se nevojitet një përbashkët për të kompensuar agresionin e imazheve dhe të mesazheve të përminutshme që fëmijët marrin nga TikTok-u dhe nga platformat e tjera.