UEFA vazhdon sulmete ndaj Infantinos, ultimatum për dorëzimin e dokumenteve të FIFA-s
UEFA vazhdon të kërkojë shpjegime dhe dokumente nga FIFA, duke i dhënë një ultimatum për dorëzimin e tyre më 2 nëntor. Kërkimet janë të lidhura me çështjet e qeverisjes dhe vendimmarrjes në FIFA, përfshirë rastin e sulmuesit Folarin Balogun, çmimin e paqes për Donald Trump dhe zgjedhjen e Thrive Capital si investitor kryesor në projektin FFE.

UEFA vazhdon të kërkojë shpjegime dhe dokumente nga FIFA, duke i dhënë një ultimatum për dorëzimin e tyre më 2 nëntor. Kërkimet janë të lidhura me çështjet e qeverisjes dhe vendimmarrjes në FIFA, përfshirë rastin e sulmuesit Folarin Balogun, çmimin e paqes për Donald Trump dhe zgjedhjen e Thrive Capital si investitor kryesor në projektin FFE.
Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Theodore Theodoridis, ka dërguar një letër tetëfaqëshe, ku argumenton se FIFA nuk ka përgjigjur ende disa pyetje themelore. UEFA kërkon që çdo refuzim për të bërë publike informacionet të shoqërohet me arsyetime konkrete dhe të qarta.
UEFA vë në dyshim edhe mënyrën se si u morën vendimet për projektin FIFA Forward Enterprise (FFE). Sipas saj, tërheqja e propozimit, pranimi i gabimeve dhe paralajmërimi për reforma të mundshme nuk sqarojnë se si u morën vendimet dhe pse Këshilli i FIFA-s nuk u përfshi në fazën e duhur të procesit.
Një nga çështjet që kërkon shpjegim është edhe rasti i sulmuesit amerikan Folarin Balogun, i cili u pezullua gjatë Kupës së Botës dhe më pas u bë sërish i disponueshëm pas kontakteve mes Donald Trump dhe Infantinos. UEFA kërkon të dijë se kush ia caktoi çështjen një anëtar i vetëm të Komitetit Disiplinor dhe cilat ishin rrethanat që justifikuan këtë procedurë.
Në fokus është gjithashtu edhe Çmimi i Paqes i FIFA-s, që iu dha presidentit amerikan. Një tjetër pikë e nxehtë është zgjedhja e Thrive Capital si investitor kryesor në projektin FFE. UEFA kërkon të kuptojë pse kompania u zgjodh pa një proces konkurrues dhe në kushte konfidencialiteti, duke ngritur pyetje edhe për lidhjet e saj me familjen e fituesit të Çmimit të Paqes të FIFA-s.
Organizata europiane kërkon gjithashtu shpjegime për planin që parashikon 15 milionë dollarë shtesë për secilën federatë anëtare në periudhën 2027-2030. Sipas UEFA-s, duhet sqaruar pse kjo rritje e konsiderueshme e financimit u lidh me projektin FFE dhe investimet e jashtme, në vend që të mbulohej drejtpërdrejt nga burimet financiare të FIFA-s.
Tensionet janë pasqyruar edhe në deklaratat publike. Debbie Hewitt, presidentja e Federatës Angleze të Futbollit dhe nënkryetare e FIFA-s, ka vënë në pikëpyetje përshtatshmërinë e Infantinos për të drejtuar organizatën nëse ai nuk u përgjigjet këtyre pyetjeve.
Për momentin, UEFA nuk ka bërë të ditur se çfarë masash mund të ndërmarrë nëse FIFA nuk e përmush afatin e 2 nëntorit. Ndërkohë, Infantino synon një mandat të ri në zgjedhjet e parashikuara për 18 mars në Rabat, në një klimë ku transparenca dhe mënyra e marrjes së vendimeve janë kthyer në çështje të nxehta për qeverisjen e futbollit botëror.