Studentët dhe pedagogët shkatërruan karriget e Rames për dialog
Studentët dhe pedagogët kanë dalë në protestë në Tiranë dhe kanë shkatërruar karriget e qeverisë për dialog.

Studentët dhe pedagogët kanë nisur për të tetën ditë radhazi protesta në Tiranë. Protesta është e këtë të martë, 20 tetor, dhe është e mbështetur nga pedagogët që pretendojnë se kanë dalë në mbështetje të studentëve të tyre. Protestuesit kanë dënuar edhe dhunën që është përdorur nga ana e policisë.
Marshimi i protestës ka nisur nga Universiteti Politeknik dhe është vazhduar deri te Kryeministria. Protestuesit kanë shkatërruar karriget që kreu i qeverisë, Edi Rama, i kishte vendosur me ftesën për dialog.
Për tani nuk ka një agjendë të qartë se si do të vazhdojë protesta, por me gjasë do të vazhdojë si dhe në shtatë ditët e mëparshme dhe do të mblidhen para godinës së Ministrisë së Arsimit.