Pedagogët përballen me drejtoreshën e MIA-s para Kryeministrisë: Nuk ka dialog me Ramën!
Pedagogët dhe studentët kanë refuzuar thirrjen për dialog të percjellë nga drejtoresha e Agjencisë për Media dhe Informim, Manjola Hasa, duke vijuar protestën para Kryeministrisë dhe duke perserituar kërkesat kundër kryeministrit Edi Rama.

Pedagogët dhe studentët kanë refuzuar thirrjen për dialog të percjellë nga drejtoresha e Agjencisë për Media dhe Informim, Manjola Hasa, duke vijuar protestën para Kryeministrisë dhe duke perserituar kërkesat kundër kryeministrit Edi Rama.
Studentët, pedagogët, akademikët dhe qytetarë të tjerë janë stacionuar para godinës së qeverisë, ku mes thirrjeve të tyre degjohen “Arrestoni Ramën!” dhe “Pa rini nuk ka Shqipëri”. Protestuesit kërkojnë gjithashtu lirimin e studentëve të ndaluar.
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama vendosi disa karrige para Kryeministrisë, ku në secilin prej tyre la nga një letër me mesazhin “dialog”. Por, me nisjen e protestës, studentët marshuan drejt godinës dhe i grisën letrat.
Gjatë protestës pati edhe një përballje mes demonstruesve dhe drejtoreshës së Agjencisë për Media dhe Informim, Manjola Hasa, e cila u percjelloi ofertën e kryeministrit për dialog.
“Unë nuk jam këtu për deklarata politike, jam këtu që nëse ka studentë që duan të flasin me kryeministrin, të percjellin kërkesën e tyre. Kryeministri ka mbajtur qëndrimin e tij. Kush dëshiron dialog, janë të mireseardhur, kryeministri është i hapur për dialog”, tha Manjola Hasa.
Thirrja e saj nuk u prit pozitivisht nga protestuesit, të cilët kërkojnë fillimisht përgjegjësi për veprimet e policisë ndaj studentëve.
“Jep llogari përse policia dhuron studentët pa asnjë identifikim, pastaj kërko dialog”, u shpreh një nga protestuesit kundër drejtoreshës së Agjencisë për Media dhe Informim.
Protestuesit vijojnë të qëndrojnë para Kryeministrisë, duke refuzuar ofertën për dialog dhe duke perserituar kërkesat e tyre ndaj qeverisë.