Studentët dhe pedagogët refuzojnë dialogun me qeverinë: Do mblidhemi çdo ditë në orën 10:00!
Studentët dhe pedagogët kanë refuzuar dialogun me qeverinë dhe kanë thirrur të mblidhen çdo ditë në orën 10:00 për t'u solidarizuar me studentët.

Gjatë marshimit, pedagogët kanë bërë thirrje se nuk do të tërhiqen nga qëndrimi i tyre, duke kërkuar mbështetje të vazhdueshme për studentët dhe kundër dhunës ndaj tyre. Pedagogët dhe studentët kanë bërë qartë se nuk pranojnë dialogun në këto kushte dhe se do të vijojnë të protestojnë në mbështetje të studentëve dhe kërkesave të tyre. Protestuesit kanë vijuar thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa mes sloganeve që degjohen para godinës së qeverisë është edhe "Arrestoni Ramën!". Ata kërkojnë gjithashtu lirimin e studentëve të ndaluar. "Pa rini nuk ka Shqipëri" është një tjetër thirrje e protestuesve, të cilët vijojnë të qëndrojnë para Kryeministrit, duke shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë dhe duke kërkuar në kërkesat e tyre.