Aktualitet
Pedagogët dhe studentët para kryeministrisë, u bashkohet edhe një tjetër grup protestuesish. Mungojnë “maskat”
Pedagogët dhe studentët protestuan para kryeministrisë, duke u bashkuar me një grup tjetër protestuesish.

Ditën e sotme është vendosur të protestohet paqësisht, të paktën deri më tani. Fillimisht një grup pedagogësh dhe studentësh marshuan drejt kryeministrisë. Së fundmi atyre u është bashkuar edhe një grup tjetër protestuesish, që erdhën nga drejtimi i fundit të bulevardit, te pjesa e bllokut të ministrive. Ajo që vihet re ditën e sotme është fakti që askush nuk është i maskuar, siç ka ndodhur në ditët e shkuara.