Sociale
Studentët ironizojnë shpërblimin e policëve, duke e shfaqur ambalazhin e dy moltove
Studentët kanë organizuar një protestë para Kryeministrisë, duke ironizuar shpërblimin e policëve për shpërblym.

Studentët kanë përcjellë një mesazh ironik nga protesta para Kryeministrisë, duke iu referuar shpërblimit prej 2500 eurosh për efektivët e Policisë. Përmes disa fotove, protestuesit kanë ironizuar vendimin për shpërblimin e policëve, në një kohë kur vijojnë protestat dhe thirrjet kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Kjo pasi në rrjet qarkulluan gjerësisht disa pamje ku një polic merrte nga një kioskë e shkatërruar nga protesta dy molto.