Gara në qiellin e Korçës/ Së shpejti në CNA TV edicioni i 15 i “Korça Open Air”
Kampionati i 15-të i fluturimeve të lira “Korça Open Air” pritet të zhvillohet në datat 30 dhe 31 tetor, si dhe më 1 nëntor, në Aerodromin e Lumalasit, duke sjellë në qiellin e Korçës një garë të madhe në fluturimet e lira dhe parashutizëm.

Aktiviteti organizohet nga Federata Shqiptare e Aeronautikës Sportive dhe pritet të mbledhë pilotë ndërkombëtarë dhe rajonalë, të cilët do të garojnë në një prej aktivitetëve më të rëndësishme të këtij sporti. Për tri ditë me radhë, pjesëmarrësit do të sfidojnë aftësitë dhe saktësinë e tyre në fluturime, ndërsa aktiviteti pritet të terheqë vëmendjen e sportistëve dhe të apasionuarve pas sporteve ajrore.
Një tjetër ri i për publikun është transmetimi i drejtpërdrejtë i kampionatit në CNA TV, duke u dhënë mundësinë të gjithëve të interesuar të ndjekin nga afër garat dhe emocionet e “Korça Open Air” në 3 ditë rresht dhe transmetime live.