NBA nis sot spektaklin në SHBA
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nis kampionati më i fortë i basketbollit në botë, me një duel klasik midis Boston Sëlltiks dhe Detroitit.

Sipari i kampionatit të NBA nis sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një duel klasik midis Boston Sëlltiks dhe Detroitit në Arenën e tyre në prani të 20 000 spektatorëve. Kampionati do të vazhdojë me ndeshje të tjera, përfshirë Filadelfia-Nju Jork, Oklahoma-San Antonio, Miluoki-Uashington dhe Atlanta-Orlando.
Sipas parashikimeve të kompanive të basteve, San Antonio Spërs dhe Oklahoma Thandër janë favorite për titull, me kuotë të barabarta, 2.70. Lebron Xhejmsi, rekordmeni i pikëve në sezonin e rregullt dhe në plej of, do të luajë tashme me Filadelfian, pasi u largua nga Lejkërsat dhe do të jetë në ndeshje përballë kampiones në fuqi, Nju Jork. Spektakli pritet të jetë i garantuar me yje të tillë si Lebron, Shei Gilgës Aleksandër, Uembanijama, Jokiç, Donçiç, Durant, Kërri apo Adetokumbo.