Hoxha nga Maqedonia e Veriut përfshihet në protestat në Tiranë
Hoxhë Zekerija Bajrami nga Maqedonia e Veriut ka postuar në rrjetet sociale mesazhe të papërshtatshme dhe mallkime ndaj protestuesve në Shqipëri.

Hoxhë Zekerija Bajrami nga Maqedonia e Veriut ka mbajtur qëndrime në lidhje me protestat që po zhvillohen në Shqipëri. Ai ka postuar në rrjetet sociale mesazhe që përmbajnë gjuhë të ashpër dhe mallkime ndaj protestuesve. Në një prej tyre, ai shkruan: "Zoti ynë, studentët dhe dashamirët e vatanit ndihmoi. Nga kurthet e kriminelëve mbroi. Zullumqarët mes vete shkatërruan".
Po ashtu, në një tjetër postim, ai përdor gjuhë të papërshtatshme dhe mallkime: "Zoti i mallkoftë tradhtarët. Zoti i ruajtë Shqiptarët. Zoti bekoftë Shqipërinë!". Ajo që vihet re nga këto postime është fakti se shoqërohen me foto nga protesta ku efektivët e policisë shoqërojnë apo arrestojnë protestuesit.
Këto komente me gjuhë të papërshtatshme, me mallkime dhe përdorimi i fesë për situata të tillë si në këto raste protesta, ngrejnë sërish debatin mbi ndërhyrjet që bëhen në protesta ku ka dhunë dhe shkatërrim.