Avokati i Popullit publikon gjetjet paraprake të monitorimit të protestës së 19 Tetorit
Avokati i Popullit ka publikuar gjetjet paraprake të monitorimit të protestës së 19 Tetorit në Tiranë, duke evidentuar pretendime për dhunë policore, shkelje të procedurave për të miturit, kontrolle të telefonave celularë dhe mbingarkesë në ambientet e shoqërimi.

Sipas deklaratës së Avokatit të Popullit, gjatë protestës policia ka shoqëruar 50 persona, 32 të rritur dhe 18 të mitur. Në Bllokun e Sigurisë ndodheshin 109 persona të arrestuar, ndërsa në Spitalin e Traumes kanë marrë trajtim mjekësor 34 persona, mes tyre 21 punonjës policie, 7 protestues dhe 5 kalimtarë.
Ekipet e Avokatit të Popullit kanë kontaktuar gjithsej 193 persona të ndaluar, të arrestuar ose të pranishëm në spital dhe kanë administruar 11 ankesa, 10 prej tyre në Bllokun e Sigurisë. Sot, 20 tetor, si komisioner i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, Avokati i Popullit informon mbi gjetjet nga monitorimi i 24 orëve të fundit në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut gjatë protestës dhe me trajtimin e personave të shoqëruar dhe të lënduar. Këto janë gjetje paraprake. Hetimi i thelluar vazhdon, dhe do të ju njoftojmë brenda afatet ligjore.