Aktualitet
Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive
Protesta paqësore para Kryeministrisë është përfunduar dhe protestuesit kanë vendosur të marshojnë drejt bllokut të ministrive.

Protesta paqësore para Kryeministrisë ka përfunduar dhe protestuesit kanë vendosur të marshojnë. Nuk ka një destinacion fiks se ku protestuesit do të stacionohen, por informacionet e para janë se mund të transferohen drejt Ministrisë së Arsimit. Ditën e sotme, të paktën deri më tani nuk ka pasur asnjë konfrontim me policinë dhe gjithçka ka qenë paqësore.