Pedagogia e Drejtësisë sfidon Ramën: Bursën studentëve ua jep ligji, jo ju
Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Enkeleda Olldashi, ka shprehur mbështetjen e saj për studentët që prej ditësh protestojnë, duke deklaruar se do të qëndrojë në krah të tyre deri në plotësimin e kërkesave.

Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Enkeleda Olldashi, ka shprehur mbështetjen e saj për studentët që prej ditësh protestojnë, duke deklaruar se do të qëndrojë në krah të tyre deri në plotësimin e kërkesave. Ajo u shpreh se pedagogët nuk mund të qëndrojnë në auditor kur studentët janë në shesh, duke theksuar se misioni i saj si pedagoge lidhet drejtpërdrejt me studentët.
"Unë kam qenë auditor, por studentë nuk kam patur dhe për këtë arsye në momentin që unë nuk kam studentë në auditor unë shkoj aty ku janë studentët. Studentët e mi kanë qenë në shesh dhe unë jam në shesh. Ne kemi qenë krahas studentëve që në fillimet e kësaj tani kjo është revoltë tashmë dhe nuk është më protestë, është një zemërim. Punëdhënësi im që kur unë kam vendosur ta ushtroj këtë mision dhe profesion është vetëm studenti. Unë nuk kam punëdhënës tjetër. Unë kam paguar që më paguajnë, por punëdhënësi, ai ndaj të cilit unë e ofroj shërbimin tim është studenti. Dhe nëse unë nuk kam student, do të thotë që unë nuk mund ta ushtroj këtë profesion", tha ajo.
Olldashi u ndal edhe te Pakti për Universitetin i vitit 2018, duke argumentuar se ai nuk është zbatuar plotësisht. Sipas saj, një marrëveshje nuk duhet të mbetet vetëm në letër, por duhet të adresojë edhe nevojat e studentëve që nuk janë shprehur përmes kërkesave zyrtare.
"Pakt është një marrëveshje e shkruar, por dhe përtej asaj që është shkruar. Dhe nëse më thua janë plotësuar kërkesat e atyre studentëve që në atë kohë u ngritën dhe ishin të shkruara, kjo nuk është asgjë. Është aspak. Pak do të thotë që qeveria plotëson dhe ato kërkesa të pazëshme, ato kërkesa që qeveria duhet t'i plotësojë ende pa t'u ngritur studenti. Mua më dhemb fakti që sot jam në shesh dhe nuk jam duke lektuar. Më dhemb më shumë se kryeministri, më dhemb ky fakt më shumë se çdo person tjetër, sepse unë kam zgjedhur këtë profesion për të lektuar. Nuk kam zgjedhur për të dalë këtu dhe për të kërkuar dhe për të mbrojtur studentët e mi. Por a më duhet ta bëj këtë gjë sot? Më duhet ta bëj, sepse ato parime që unë shpjegoj studentëve të mi në auditor, nuk mund të jenë në letër. Paktet nuk mund të jenë në letër. Prandaj po them parimet që unë ja shpjegoj studentëve duhet të jetojnë. Paktet jetojnë. A është jetësuar pakti i universitetit që ka nisur në 2018n? Jo", u shpreh pedagogia.
Pedagogia komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama për mundësinë e heqjes së bursave për studentët që protestojnë. Sipas saj, e drejta për të përfitarë bursë përcaktohet nga ligji dhe lidhet me plotësimin e kriterave përkatëse. Ajo ironizoi gjithashtu ftesën e kryeministrit për dialog.
"Ishin 12 karrige. Çfarë do të më tregonte, 12 dishepujt? Ajo ishte një simbolikë, por ndërkohe ka kaluar momenti i simbolikës, sepse kryeministri im dhe i joti dje shantazhoi studentët. Kryeministri tha do t'ju heq bursat studentëve që kanë dalë në protestë. Bursën zoti kryeministër nuk e jepni ju. Bursën e jep ligji. Studentët marrin bursë kur plotësojnë kriteret, sepse janë të shkëllqyer. Marrin bursë sepse mund të vijnë nga familje pa mundësi ekonomike. Bursa ka këto dy shtylla dhe nëse sot po mendon që po shtyp studentët ekselentë dhe studentët që vijnë nga familje të varfra e ke gabim zoti kryeministër. Nuk mundet sepse me atë ke bërë një autogol dje. Ke treguar që në shesh ke studentë që marrin bursë, ke studentë ekselentë. Si mund të shantazhosh familjet e atyre 15-vjeçarëve të cilët kanë filluar të flasin gjuhën e nënës kur ti ishe kryeministër dy vjet kanë filluar të flasin dhe sot janë 15. Që do të thotë të kthehet mbrapa ajo që ke mbjellë. Do të thotë arsimi nuk ka qenë ai që duhet. Ktheje gishtin nga vetja zoti kryeministër", tha ajo.
Olldashi ngriti shqetësimin edhe për gjuhën e përdorur nga kryeministri, duke e cilësuar atë si dhunë verbale që mund të shkaktojë.