Protestuesi “shpërthen” ndaj Ramës: Nëpunësit e tij kanë rroga 600 mijë lekë, por kanë ora dhe veshje nga 20 mijë euro
Një qytetar ka dalë në shesh për të protestuar kundër rrogave të nëpunësve të Ramës, duke pretenduar se pagat dhe luksi i tyre nuk justifikohen.

Një qytetar i është bashkuar protestës para Kryeministrisë, duke thënë se ka dalë në shesh për të ardhmen e fëmijëve të tij. Ai ngriti pikëpyetje mbi të ardhurat dhe shpenzimet e punonjësve të administratës, duke pretenduar se pagat dhe luksi i tyre nuk justifikohen.
Qytetari tha gjithashtu se është shoqëruar disa herë nga policia, por theksoi se kjo nuk do ta ndalojë të vijojë protestën. “Jam prind dhe jam këtu për fëmijët e mi. Rrogat e nëpunësve të Ramës janë 600 mijë lekë. Kanë orë nga 20 mijë euro, veshje 15 mijë euro. Ku i gjejnë pra? Duke vënë gjoba. Jam shoqëruar disa herë, por nuk do të tërhiqem, sërish do të protestoj. Kam qenë me duar në xhepa kur më kanë shoqëruar. Duhet të vazhdojmë këtë kauzë, se ndryshe do ikim, do t’ia lëmë çifutëve dhe atij vendin.”, tha ai.