Politikë

PD kërkon mbledhje urgjente të Kuvendit për largimin e Edi Ramës

3 min leximPublikuar më

Burimi: Pamfleti ·

Partia Demokratike kërkon mbledhje urgjente të Kuvendit për të diskutuar protestat e studentëve dhe rinisë, largimin e kryeministrit Edi Rama dhe dhunën policore ndaj protestuesve.

Foto nga burimi: PD kërkon mbledhje urgjente të Kuvendit: Jepni llogari për dhunën ndaj protestuesve

Pas tetë ditësh protestash në Tiranë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar mbledhjen urgjente të Kuvendit për të diskutuar protestën e studentëve dhe rinisë, kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe pretendimet për dhunën policore ndaj protestuesve.

Në kërkesën e deponuar në bazë të nenit 31 të Rregullores së Kuvendit, PD kërkon që seanca të mbahet brenda ditës së sotme ose, në alternativë, të mërkurën. Demokratët pretendojnë se gjatë protestave ka pasur të lënduar, mes tyre të mitur, gra dhe vajza, si dhe ngrenë shqetësim për mungesën e mjeteve identifikuese te disa efektivë të policisë. Ata kritikojnë gjithashtu anulimin e seancës plenare të parashikuar, pa njoftim paraprak dhe pa një shpjegim të arsyetuar.

"Prej tetë ditësh, studentët dhe të rinjtë shqiptarë vijojnë protestën e tyre kundër arrogancës, keqkërkesës, korrupsionit qeveritar dhe braktisjes nga ana e Qeverisë, duke artikuluar si kërkesë të vetme largimin e Kryeministrit Edi Rama.

Gjatë këtyre ditëve të protesteve, ne, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, kemi konstatuar akte të renda dhunë ndaj studentëve dhe të rinjve. Këto akte, të cilat deshmohën një përdorim shqetësues dhe të papranueshëm të forcës nga Policia e Shtetit, nuk kanë kursyer as të miturit, gratë dhe vajzat. Si pasojë, janë raportuar dëmtime të renda fizike, përfshirë fraktura të gjymtyrëve, dëmtime në kokë, lëndime të tjera trupore, si dhe dëmtime të shkaktuara nga përdorimi i plumbave të gomës dhe i lëndëve kimike. Përballë kësaj situatë të paprecedentë, është vëçanërisht shqetësues që Kuvendi i Shqipërisë jo vetëm nuk ka ndërmarrë hapa për të kërkuar llogaridhënien institucionale lidhur me veprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit, një pjesë e të cilëve, sipas konstatimeve gjatë protestave, nuk mbanin mjete identifikimi, por ka anuluar edhe seancën plenare të parashikuar, pa njoftim paraprak dhe pa dhenë një shpjegim të arsyetuar për këtë vendim. Në këto kushte, duke vlerësuar seriozitetin e situatës dhe nevojën për ushtrimin e përgjegjësisë kushtetuese dhe institucionale të Kuvendit, në mbështetje të nenit 31 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë thirrjen e një seance plenare brenda ditës së sotme ose, në alternativë, ditën e mërkurën, me rend dite të kufizuar në pikën e mëposhtme: “Diskutimi mbi protestën e studentëve dhe të rinjve, kërkesën e tyre për largimin e Kryeministrit Edi Rama, si dhe akte të dhunës së ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj të miturve, studentëve dhe të rinjve”.

Vlerësojmë se Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin institucional të garantojë transparencën, llogaridhënien dhe shqyrtimin parlamentar të kësaj situatë, duke bërë të mundur diskutimin e saj në një seancë plenare dhe duke kërkuar përgjegjësi për çdo shkelje të ligjit të konstatuar. Duke ju kërkuar të merrni masat e nevojshme për shqyrtimin e kësaj kërkesë me urgjencë, në përbërje me Rregulloren e Kuvendit, presim marrjen e masave për thirrjen e seancës plenare të kërkuar”, thuhet në deklaratën.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.