Etrit Berisha, portieri i paprekur në kampionatin suedez
Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, është në një periudhë pozitive në kampionatin suedez me skuadrën e Hacken, duke regjistruar 389 minuta pa pësuar gol në kampionatin "Allsvenskan".

Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, është në një periudhë pozitive në kampionatin suedez me skuadrën e Hacken, duke regjistruar 389 minuta pa pësuar gol në kampionatin "Allsvenskan". Ai ka regjistruar 7 paraqitje me skuadrën e tij, duke pësuar gol vetëm në përballejen e zhvilluar kundër Vasteras më 29 gusht.
Falë paraqitjeve të sigurta të portierit shqiptar, skuadra e Hacken ka arritur të mbajë një ecuri pozitive në kampionat. Aktualisht, ekipi renditet në vendin e katërt me 42 pikë të grumbulluara, ndërkohë që deri në përfundim të sezonit kanë mbetur edhe 6 javë.
Gardiani synon të vazhdojë këtë seri ndeshjesh me portën e paprekur, duke pasur si objektiv madhor të thyerjen e rekordit historik të kampionatit suedez. Ky rekord absolut është 808 minuta pa pësuar gol dhe mbahet ende nga Hakan Svensson, ish-portieri i Halmstad, i cili e vendosi këtë shifër gjatë sezoneve 1999-2000.